SBASHK: Nuk do të ketë greva, mësimi fillon të hënën

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës të Kosovës me peticion, kërkon zbatimin e Ligjit për Paga.

Pezullimi i ligjit të ri për paga, nga Gjykata Kushtetuese kishte sjellë pakënaqësi tek disa kategori.

E këtë vendim  të Gjykatës, e kundërshtoi edhe Sindikata punonjësve të Arsimit.

Madje, këta të fundit kishin paralajmëruar edhe greva për ti shprehur pa kënaqësitë e tyre .

Por, duket se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Por, kjo sindikatë duket së kanë marrë një iniciativë tjetër.

SBASHK ka filluar grumbullimin e nënshkrimeve të mësimdhënësve për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës.

Nënkryetarja e SBASHK-ut  thotë se tani për tani ky është veprimi sindikal që SBASHK ka  vendosur të marrë.

Përmes këtij peticioni, SBASHK pret që Gjykata të ndërroj mendje, e të lejoj zbatimin e ligjit..

E ankesën për ligjin e ri për paga Avokati i Popullit e kishte dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese.

Kjo gjykatë kishte vendosur të pezulloi përkohësisht këtë ligj.

Por, kjo gjë kishte shkaktuar pakënaqësi tek mbi 60 mijë punonjës.