Sarri sëmuret nga pneumonia

Juventusi ka lëshuar një komunikatë për shtyp ku konfirmon që Maurizio Sarri është diagnostikuar me pneumoni pasi kishte vuajtur nga një grip

Tekniku italian ishte sëmurë javën e kaluar dhe i është kërkuar tretman shtesë mjekësorë për shumë arsye, madje para ndeshjeve parasezonale dhe miqësores me skuadrën e re në Villar Perosa.

Ai mandej nuk udhëtoj fare në Triestina ku Juve fitoi më rezultat 1-0 të shtunën.

“Maurizio Sarri, e kishte kaluar tërë vikendin duke bërë analiza, kurse sot ishte në JTC Continassa ku ai e koordinon punën e tij me stafin”, thuhet në një deklaratë të Juventusit.

“Fatkeqësisht, ai nuk ka mundur të mbaj stërvitje në fushë për shkak të gripit, i cili e ka përcjell atë gjatë gjithë javës së kaluar”.

Në mbrëmje, ai ka bërë disa teste të tjera të cilat kanë konfirmuar që ai ka pneumoni, për të cilën është përshkruar një terapi e caktuar”.

“Trajneri ka autorizuar klubin që të tregojë për gjendjen e tij shëndetësore”.

Tani mbetet të shihet nëse Sarri do të jetë gati që të jetë në bankë për ndeshjen e parë të vikendit në Serie A kundër Parmas.

Ish trajneri i Napolit dhe Chelsea njihet edhe si një duhanpirës i madh kështu që qysh në fillim është ditur se simptomat nuk mund të konsiderohen vetëm të gripit në këto raste.