Sarri nuk e di nëse do të shkarkohet

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, e ka pranuar se ai nuk është i sigurt për të ardhmen e tij më klubin londinez, pas spekulimeve se ai është shumë afër shkarkimit.

Italiani është nën presion të madh pas eliminimit nga FA Cup, për shkak të disfatës në shtëpi kundër Manchester Unitedit. Mediat angleze raportojnë se Sarri tani nuk mund t’i shmanget shkarkimi, por është në pyetje vetëm kur do të vjen momenti i duhur.

Megjithatë, Sarri nuk dukej aspak i dorëzuar në konferencën për shtyp që mbajti sot, duke insistuar se ai është ende duke planifikuar për qëndrimin e tij afatgjatë në Stamford Bridge.

“Unë duhet të mendoj se do të jem trajner i Chelseat për një kohë të gjatë, përndryshe nuk do të kem mundësi të punoj… Nuk jam i sigurt, por duhet të mendoj në këtë mënyrë”, ka thënë trajneri.

Gjithashtu, Sarri e pranoi se ai nuk ka biseduar me pronarin e Chelseat, Roman Abramovichin, ose drejtoreshën Marina Granovskaia që nga eliminimi nga FA Cup.

“Siç e dini, ne nuk kemi kohë, jemi duke tentuar t’i zgjidhim problemet tona. Nuk është e lehtë sepse ne nuk kemi kohë, por po tentojmë të flasim me lojtarët për t’i shmangur gabimet. Nuk është e lehtë sepse po luajmë çdo tri ditë”, shtoi Sarri.

Gjashtë rezultatet e fundit të Chelseat:

18 shkurt: Chelsea 0-2 Manchester United
14 shkurt: Malmo 1-2 Chelsea
10 shkurt: Manchester City 6-0 Chelsea
2 shkurt: Chelsea 5-0 Huddersfield
30 janar: Bournemouth 4-0 Chelsea
27 janar: Chelsea 3-0 Sheffield Wednesday