Mbrojtësi anglez

Sarri i hap udhë largimit të Cahillit

Mbrojtësi i Chelseat, Gary Cahill nuk ka bërë asnjë paraqitje këtë sezon në Premier League, derisa largimi nga “Stamford Bridge” duket të jetë afër.

Sipas trajnerit të Chelseat, Maurizio Sarri, mbrojtësit anglez i mungon aftësia teknike për të qenë pjesë e skuadrës së tij, ndërsa e pranoi se 32 vjeçari mund të largohet nga londinezët.

Ka pasur spekulime se Cahill mund të transferohet në janar te rivali i qytetit, Arsenali, ndërsa Sarri nuk e ka përjashtuar këtë gjë.

“Unë e respektoj shumë atë për shkak se ka fituar gjithçka me këtë klub. Më duhet ta bëjë punën time, në secilën ndeshje më duhet të bëjë zgjedhje. Ndoshta ai është më i miri në zonë por mbrojtësit tanë duhet të prekin 100 apo 110 herë topin brenda një takimi, më duhen mbrojtës teknikë. Nuk është vendimi im nëse Cahill duhet të largohet, por i klubit dhe vetë lojtarit”, tha Sarri.

Cahill iu bashkua Chelseat në janar të vitit 2012 ndërsa i ka ndihmuar “The Blues” të fitojnë dy herë Premier Leaguen, Champions Leaguen, Europa Leaguen, FA Cup dhe League Cup.