Sarri e dënon Kepën, e lë në stol kundër Tottenhamit, formacionet

Trajneri i Chelseat Maurizio Sarri e ka qortuar Kepa Arrizabalagan për veprimin e tij mospërfillës në finalen e Kupës së Ligës fundjavën e kaluar, duke e lënë në stol për ndeshjen derbi kundër Tottenhamit.

Chelsea e pret Tottenhamin në Stamford Bridge në një ndeshje të rëndësishme në luftë për një vend në Ligën e Kampionëve, që nis në orën 21:00.

Willy Caballero, i cili ka startuar vetëm tri herë në ligë për Chelsean, do ta zërë vendin e Kepës në portë.

Spanjolli 24-vjeçar refuzoi të zëvendësohej në fund të kohës shtesë në finalen e së dielës në Wembley, e cila ia ka kushtuar tani.

Formacionet zyrtare:

Chelsea:

Tottenham: