Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Musliu dhe kandidatja e LDK-së edhe për një mandat si ligjvënese, ka njoftuar sot se po i gëzohet mbështetjes së madhe që po i jep elektorati kudo në Kosovë.
Musliu pritet sërish të jetë zëri i qytetarëve në Kuvendin e Kosovës.
Por një video e cila i ka ardhur këto ditë nga deputeti në Parlamentin e Bavarisë (Gjermani), Dr. Martin Huber, i ka dhënë një motiv të veçantë për të korrë fitore edhe më të madhe më 14 shkurt.
“Pak ditë para mbylljes së fushatës zgjedhore mua më vije një përkrahje e rrallë nga Gjermania. Nuk ka mënyrë më të mirë që në mbyllje të angazhimit tim elektoral të dëgjoj këto fjalë. Miku im gjerman dhe homologu, Dr. Martin Huber faleminderit që ke ndarë kohën tënde të çmuar për përkrahje të aktivitetit tim politik. Dr. Martin Huber (CSU) është anëtar i Parlamentit të Bavarisë në Gjermani si dhe anëtar i Komisionit për Çështjet Evropiane në këtë institucion. Faleminderit Gjermani. Faleminderit miq kudo nëpër botë, për mbështetjen që më falni në secilin rrugëtim timin politik. Për energji të reja dhe angazhime brenda dhe jashtë kufijve jam gjithmonë e gatshme. Voto 132 LDK Voto Saranda Musliu 30”, ka shkruar kandidatja për deputete, Saranda Musliu.

CSU është degë e partisë së Angela Merkelit (CDU) në Bavari.
Kjo parti është pjesë e qeverisë bavareze për gati 70 vjet. Po ashtu ata janë edhe pjesë e qeverisë qëndrore gjermane, që aktualisht drejtohet nga kancelarja Angela Merkel.









