Sara tregon se kush ia kishte sugjeruar emrin e vajzës

Sara Hoxha është rikthyer në Instagram me postimet e saj ku i përgjigjet pyetjeve të fansave dhe sigurisht shumica prej tyre pyesnin për shtatzëninë, lindjen dhe Poemën.

Sara zbuloi se emrin e vajzës ia kishte sugjeruar një fans dhe ajo e Ledri e kanë pëlqyer shumë.

“Dua të shfrytëzoj rastin dhe të falenderoj personin i cili kur kam bërë pyetjen për emër këtu në Instagram më ka sugjeruar emrin Poem. Nuk e mbaj mend kush ka qenë dhe më vjen keq për këtë gjë por gjithsesi nëse e lexon këtë, të falenderoj nga zemra”, shprehet Sara.

Ajo ka thënë se Poemën e ushqen me qumësht gjiri dhe ky proces ka qenë i vështirë për të, duke dhënë edhe një mesazh shumë të rëndësishëm për nënat e reja.

“Sa do të doja t’ua tregoja! Pata momentet më të vështira, por jam shumë e lumtur që më në fund e kuptuam! Ishte shumë e rëndësishme për mua. Unë e nënvlerësoja realisht ushqyerjen me gji dhe mendoj se nënat duhet të jenë më shumë të vetëdijshme dhe të informuara lidhur me këtë çështje”, ka deklaruar ajo.