Moderatorja

Sara ka varësi nga substancat ? Banorja shpërthen në lot pas deklaratës së Roza Latit

Sara Gjordeni dhe Roza Lati kanë pasur një debat të fortë gjatë ditës së djeshme.

Ka qenë moderatorja e cila i ka thënë modeles se duhet të marrë qetësues pasi po e sheh shumë të nervozuar.

Ajo madje kishte bërë edhe një gjest me hundë duke i thënë se është e varur.

Për këtë debatoi edhe me Bardhin, teksa tha se nuk kishte ndonjë qëllim.

“Njeri i varur prej hapave, njeri i çmendur, njeri që ka luajtur mendsh”, iu drejtua këngëtari.

Sara më pas u pa e ulur në oborr duke qarë me dënesë për këto fjalë të moderatores.

Roza kërkoi të sqarohej sot (e enjte) me të, gjersa thekson se nuk e ka menduar atë. “Për shpirt të tim ati nuk e kisha në kuptimin e ndonjë gjëje tjetër apo varësie, prandaj jam aq e qetë, por po vij se qave. Nuk më ke fyer kurrë. Të kërkoj falje publike. Ti nuk e meriton të përmend ty varësinë, nuk lidhet fare si gjë. Nuk e kam atë edukatë”.