Sara Hoxha bëhet nënë për herë të dytë

Trashëgimtarja e Top Channel, Sara Hoxha, është bërë nënë për herë të dytë.

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi që ka ndarë me ndjekësit në llogarinë e saj personale, Instagram.

“Çmendurisht e dashuruar me Roman, i cili lindi dje më 11 tetor 2019. Më shpejt se ç’e prisnim e megjithatë është një lumturi që peshon 2.9 kilogramë”, ka shkruar ajo në foton ku duket se bashku me Romanin e porsalindur dhe London që tani është vëllai i madh.

Në ndërkohë, të shumta ishin komentet nga miqtë, familjarët dhe kolegët e saj, duke e uruar për ardhjen në jetë të fëmijës së dytë.

Sara po ashtu prej vitesh është e martuar me prezantuesin e njohur, Ledion Liço dhe çifti nuk hezitojnë në rrjetet sociale të tregojnë dashurinë që kanë për njëri-tjetrin.

Të njëjtit u martuan vitin e kaluar në një ceremoni private dhe mjaft luksoze në Komo të Italisë, dasma e të cilëve bëri bujë në mediat shqiptare.

loading…