Sulmuesi kilian

Sanchez dëshiron transferimin në Paris

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Alexis Sanchez, raportohet se me çdo kusht dëshiron transferimin te Paris Saint-Germaini.

Kiliani që u transferua tek Unitedi nga Arsenali në muajin janar, ka realizuar vetëm katër gola në 26 paraqitje për “Djajtë e Kuq”.

29-vjeçari në ndeshjet e fundit nuk është ftuar në formacion dhe sipas gazetës britanike “The Mirror”, ai është duke kërkuar një largim nga “Old Trafford” gjatë muajit janar të vitit 2019.

PSG-ja ka shprehur interesim për të dhe Sanchez është i vendosur që të kalojë te kampioni francez që do të mund të financonte pagën javore prej 500 mijë funteve.