Samsung merr vendimin dramatik për smartfonët Galaxy Note

Flagshipët popullore të Samsung pritet të kalojnë nëpër disa ndryshime drastike duke filluar që nga viti i ardhshëm sipas një raporti të fundit.

Informacioni vjen nga një media Koreane, The Elec, e cila në të kaluarën kanë publikuar lajme të mëdha rreth Samsung.

Sipas raportit kompania do të prezantojë tre modelet Galaxy S21 në tre mujorin e parë të 2021 ku modeli më i shtrenjtë, me shumë mundësi ai Ultra, do të ketë një laps Stylus S-Pen për tu dalluar nga modelet më të lira.

Seritë kanë emrin e koduar Unbound dhe përfshirja e lapsit Stylus do të ishte një ndryshim radikal sepse nuk e kanë pasur kurrë një të tillë seritë Galaxy S.

Lajmet nuk mbarojnë këtu sepse sipas burimit Samsung nuk do të shesë më Galaxy Note duke e zëvendësuar me modelet me ekrane me palosje që vitin e ardhshëm do të jetë Galaxy Z Fold 3 i cili po ashtu do të ketë laps S-Pen.

Ka pasur raportime se telefoni i ri Galaxy Z Fold 2 është testuar me lapsin S-Pen por është anuluar për shkak të problemeve me jetëgjatësinë.