Samsung Electronics

Samsung jep detajet e para të rrjeteve 6G

Samsung Electronics pret që komunikimi 6G të komercializohet në 2028-ën dhe të hyjë në përdorim në masë në 2030-ën.

Kompania tha se ITU-R, sektori i Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (ITU) përgjegjës për radiokomunikimin, do të nisë punën në 6G që nga viti i ardhshëm.

Procesi për zhvillimin e standardeve teknike për çdo gjeneratë nga 2G tek 5G, është reduktuar ndjeshëm. Për zhvillimin e 3G u deshën 15 vite, ndërsa me 6G ky proces do të përshpejtohet ndjeshëm.

Edhe pse jemi ende në fazat e para të komercializimit të 5G, ekzekutivët e Samsung besojnë se nuk është herët për të nisur punën në 6G.

Samsung parashikon shpejtësi deri në 1Tbps (1000Gbps), vonesa transmetimi në 100 microsekonda, 50 herë më shumë kapacitet se 5G. Përdorimi i inteligjencës artificiale i hap rrugë nevojës për një 6G të besueshme përballë kërcënimeve të sigurisë dhe privatësisë.