Samiti Brdo-Brijunit, liderët ulen në një tavolinë

Ka filluar Samiti i Brdo-Brijunit në Tiranë.

Liderët janë pritur nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, Presidentja e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic dhe Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor.

Takimi moderohet nga Grabar-Kitarovic dhe Pahor ndërsa fjalimin e hapjes e ka mbajtur organizatori i samitit, Ilir Meta.

Më vonë do të ketë edhe konferencë për media.