Kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku ka folur sonte edhe për preferencën e tij që ta jetë kryetar i PDK-së.
I pyetur nga Jeta Xharra se nëse vije puna për të zgjedhur ndërmjet Vlora Çitakut dhe Enver Hoxhajt për kryetar të PDK-së, Sami Lushtaku pa hezitim ka thënë se do ta mbështeste Vlora Çitakun, transmeton Ballkani.info.
“Vlora Çitaku ka qenë e jashtëzakonshme si ambasadore dhe megjithë respektin për Enver Hoxhajn, do të votoja për Vlorën”, ka thënë Lushtaku. /Ballkani.info/







