Ish-Komandanti

Sami Lushtaku ftohet për intervistim në Tribunalin e Hagës

Ish-Komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, është ftuar për intervisim nga Gjykata Speciale.
Kështu ka njoftuar avokati i tij, Arianit Koci

Komunikatë për media

Me autorizimin e klientit tim z. Sami Lushtaku, ju njoftoj se z. Lushtaku ka pranuar një ftesë që me datën 14 janar 2019, të paraqitet pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës (ZPS) në Hagë.

Kjo është ftesë për intervistim.

Z. Lushtaku do të paraqitet vullnetarisht dhe është i gatshëm të sqarojë çdo rrethanë të cilën ZPS është duke e hetuar.

Kjo është e gjitha për çfarë kemi njohuri tani për tani, dhe me mirësjellje kërkoj nga gazetarët që të mos e kontaktojnë z. Lushtaku rreth kësaj çështjeje.