Përfaqësuesi i VV’së në KQZ, Sami Kurteshi, ka thënë se është kundër certifikimit të Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e 12 tetorit.

“Unë jam kundër certifikimit të subjektit politik Lista Serbe derisa nuk shihen të gjithë anëtarët e saj ku kanë pozita dhe cilat pozita i mbajnë në institucionet e Serbisë dhe në institucionet paralele në Kosovë”, ka thënë ai.

Anëtari i KQZ’së nga VV, Sami Kurteshi, ka thënë se Lista Srpska ka të kaluar dhe të tashme terroriste.

“Ne e kemi një parti politike që ka një trashëgimi terroriste dhe një të tashme terroriste. Përveç kësaj ka elemente të tjera, persona që kanë marrë pjesë edhe në sulme terroriste edhe në sulme të ndryshme.  Tash i kemi edhe veprimet e institucionet për ndjekje penale. Në mesin e tyre kemi persona që ën të vërtete në mënyrë subversive punojnë kundër Republikës së Kosovës”, tha Kurteshi.

Kurteshi ka ndarë “vendimin e Qeverisë së Serbisë për emërimin e Sasha Millosheviqit si kryetar të komunës paralele të Gjilanit”.