Emisari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, këtë të mërkurë (sot, 13 mars) pritet të zhvillojë një takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, njoftoi më herët Zyra e Presidentes, ndërsa takimi planifikohet të nisë në ora 10:00. Pas takimit do të ketë konferencë për media në Prishtinë.

Escobari pritet të takohet edhe me kryeministrin kosovar, Albin Kurti, përfaqësues të opozitës e aktivistë të shoqërisë civile. Ai njoftoi të martën se në fokus të vizitës në Prishtinë do të jetë gjetja e një rrugëdaljeje potenciale nga “vendimi i pakoordinuar”, “katastrofal” dhe “jokompetent” për të zbatuar rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) mbi dinarin.

Vizita e Escobarit vjen në një kohë kur marrëdhëniet midis autoriteteve kosovare dhe administratës amerikane janë pothuajse në gradën e fundit për shkak të çështjes së dinarit serb – një çështje që sërish e ktheu Kosovën në qendër të kritikave amerikane. Madje, top-diplomati amerikan paralajmëruan pasoja pas vendimit për ndalimin e dinarin serb në territor.

“Partneriteti mes SHBA-së dhe Kosovës është ndërmjet popullit të SHBA-së dhe popullit të Kosovës. Nuk kalon përmes një njeriu apo një partie. Por unë do të thoja që aktualisht ne kemi një problem komunikimi me kryeministrin, dhe nuk janë vetëm SHBA-të që kanë problem – BE-ja, NATO, Britania e Madhe, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, deklaroi Escobari.

VIDEO BONUS: FSK furnizohet me 15 kamionë gjermanë, Kurti: Serbia është agresive, por kjo nuk na frikëson