Aktivistja nga Ferizaj Vanesë Sadriu, në ditën e 11-të të kampanjës “Rinia për Gratë”, së bashku me disa të rinj, ua kushtuam personave të pagjetur gjatë luftës, duke takuar familjarët e tyre.

“Vizituam shoqatën “Yjet e Zemrës” për të parë nga afër shqetësimet e tyre dhe për të konfirmuar përkrahjen tonë dhe kujtesën e paharruar që kemi përçdo ditë për të pagjeturit.” ka shkruar ajo në facebook.

Vizitën e tyre e vazhduan edhe në Krushë të Madhe për të vizituar Gratë e Krushës.

“I mposhtën paragjykimet dhe treguan bindshëm se gratë munden dhe pikërisht këto gra ia dolën dhe u bënë shembull për ne të rinjtë dhe zë i fuqishëm për gjithë gratë anë e mbanë” tha ajo.

Në këtë kampanjë morën pjesë, edhe ish deputetët z. Andin Hoti dhe znj.Mexhide Mjaku Topalli.

Vanesa gjatë kësaj kampanje ka organizuar takim me kategorite e ndryshme siq janë: Grate veterante të UÇK-së, të burgosurat poltike e kategori të tjera që janë lënë anash që një kohe të gjatë!