Ja sa zgjat aftësia e një personi me koronavirus për të infektuar të tjerët

Pacientët me koronavirus nuk mund të infektojnë persona të tjerë pas 11 ditësh me prani Covid-19 në organizmin e tyre, pavarësisht se mund të rezultojnë ende pozitivë në testime.

Ky është përfundimi në të cilin ka dalë një studim nga kërkuesit shkencorë në Singapor.

Një person i infektuar, sipas tyre, mund t’ia ngjisë të tjerëve sëmundjen dy ditë përpara se të shfaqë simptoma dhe kjo zgjat deri në 7-10 ditë.

Sipas “New York Post”, shkencëtarët e Qendrës së Sëmundjeve Infektive Kombëtare në Singapor vëzhguan 73 pacientë me koronavirus për të dalë në këtë përfundim.