INTERPOL

Sa vota i duhen Kosovës për anëtarësim në Interpol

Republika e Kosovës po synon që në nëntor të këtij viti të anëtarsohet në Interpol.

Mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit, do të mbahet në nëntor, në Dubai.

Institucionet pohojnë se janë duke lobuar tek shtetet anëtare për të fituar votat e tyre, gjë kjo që pritet të realizohet.

Interpoli u formua në vitin 1923, me qëllim që të nxisë bashkëpunimin ndërkombëtar policor. Misioni parësor i saj është ndalimi i një sërë aktivitetesh kriminale ndërkombëtare.

Roli kryesor i Interpolit në shumicën e operacioneve është të funksionojë si një qendër informacioni, duke ruajtur bazën e të dhënave kriminale ndërkombëtare, duke lehtësuar kontaktet midis forcave të policisë të shteteve të ndryshme.

Rëndësia e anëtarësimit është sa e madhe aq edhe e nevojshme. Nëse Kosova anëtarësohet, atëherë UNMIK-u do të tërhiqej nga Kosova dhe çdo informacion do të shkëmbehej direkt nga Policia e Kosovës, shkruan Ballkani.info.

Shpesh herë, Kosova është gjendur para situatave të palakmueshme, në rastet e ndalimit apo arrestimit të ish ushtarëve të UÇK-së. Kjo ndodh sepse deri më tani, INTERPOL merr informacionet nga Policia dhe Shërbimet Sekrete serbe, dhe jo ato të Kosovës.

Vitin e kaluar Kosova ishte tërhekur nga procesi i kandidimit për anëtarësim, pasi që sipas zyrtarëve të atëhershëm, ende nuk kishin votat e duhura.

Interpol momentalisht ka 192 anëtarë prej të cilëve vota e 2/3 të votuesëve duhet të jetë Pro, që i bie se nëse votojnë 192 shtete anëtare, Kosovës i duhen 128 vota Pro nga 192 gjithsej.