Sa vaksina do të vijnë në Kosovë sonte?

Kosova më në fund do të furnizohet me vaksina kundër koronavirusit.

Kontingjenti i parë i vaksinave “Astra Zeneca” nga COVAX do të arrij sonte në Kosovë.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë të ditur se në kontingjentin e parë do të jenë 24 mijë vaksina.

Kosova ka qenë vendi i vetëm në Evropë që nuk është furnizuar me vaksina kundër koronavirusit.