Sa të pasur janë talibanët dhe kush i financon?

Talibanët mendohet të jenë një nga grupet më të pasura kryengritëse në botë edhe pas dy dekadash luftimesh kundër forcave amerikane dhe partnere, militantët kanë marrë në kontroll Afganistanin.

Grupi ekstrem islam sundoi Afganistanin nga viti 1996 deri në fund të vitit 2001, kur u përmbysën nga forcat amerikane.

Megjithatë konfliktin 20-vjeçar që pasoi dhe vdekjen e dhjetëra mijëra luftëtarëve talibanë, kontrolli territorial i grupit dhe forca ushtarake e grupit është rritur vitet e fundit.

Nga mesi i vitit 2021 talibanët kishin rreth 70,000-100,000 luftëtarë, nga rreth 30,000 një dekadë më parë, sipas SHBA.

Ruajtja e këtij niveli të kryengritjes ka kërkuar një financim të madh nga burime brenda dhe jashtë Afganistanit.

Të ardhurat vjetore të grupit nga viti 2011 e tutje janë vlerësuar në rreth 400 milion dollarë nga Kombet e Bashkuara (OKB).

Por deri në fund të vitit 2018 kjo shifër mund të jetë rritur ndjeshëm, deri në 1.5 miliardë dollarë në vit, sipas investigimeve të BBC.