sheqer

Sa lugë sheqer duhet të konsumohen në ditë?

Shumë njerëz po bëhen më të ndërgjegjshëm për atë që hanë, duke përfshirë sasinë e sheqerit të tepërt.

Shumë njerëz në Shtetet e Bashkuara konsumojnë rreth 17 lugë çaji sheqer të shtuar çdo ditë, që është më shumë se sasia e rekomanduar. Konsumimi i tepërt i sheqerit është i lidhur me kushte si diabeti i tipit 2, sëmundjet e zemrës dhe kariesi dentar.

Kjo nuk do të thotë që ju duhet të shmangni plotësisht sheqerin. Megjithatë, është e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm se sa shumë sheqer konsumoni.

Nuk ka rekomandime të caktuara për sasinë e sheqernave natyrale që duhet të hani, por ka udhëzime për sheqernat e shtuara.

Shoqata Amerikane e Zemrës sugjeron që të rriturit të kufizojnë sheqernat e shtuara në jo më shumë se 6% të totalit të kalorive ditore. Kjo është 6-9 lugë çaji, ose rreth 30 gram sheqer, për një dietë me 2000 kalori, shkruan Health.com, përcjell Klankosova.tv

Rekomandimet janë më të ulëta për fëmijët. Sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë, foshnjat nën 2 vjeç nuk duhet të konsumojnë asnjë sheqer të shtuar. Adoleshentët dhe fëmijët mbi moshën 2 vjeç duhet të konsumojnë jo më shumë se 6 lugë çaji (25 gramë) në ditë.