Me gjithë të reshurat e fundit që ranë muajin Janar, liqeni i Batllavës dhe Badovcit ende nuk e ka fituar mjaftueshëm, nivelin e ujit.

Kryeshefi ekzekutiv i Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” Iliri Abdullahu tha për Ballkani.info se niveli i ujit në liqenin e Badovcit dhe Batllavës pritet të ngritet në ditët në vazhdim, nëse të reshurat janë shumë më intenzive.

“Liqeni i Batllavës ka një ramje dikund 4.m nen koten maximale me tendence në rritje, ndërkaq Liqeni i Badovcit ka ranje dikund 3.6m nen koten maksimale por edhe tek ky liqen ka filluar nje rritje e lehtë” u shpreh Abdullahu.

Ai bëri të ditur se rreshjet e shumta të borës që ishin gjatë Janarit shkuan në thatësinë e tokës.

“Prurjet e ujit nga bora nuk mund të rrisin nivelin aktual pasi sasia me e madhe ka shkuar në filtrim që ka bërë toka” shtoi ai për Ballkani.info.

Abdullahu ka bërë apel tek qytetarët që të mos abuzojnë me ujin gjatë muajve të ardhshëm pasi që Ujësjellësi do të ndërmarrë masa shumë të rënda ndaj konsumatorëve që e këqpërdorin ujin. /Ballkani.info