Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, ka vazhduar me punë të mira këtë qytet të vogël të Dukagjinit.
Sot ai ka njoftuar për hapjen e rrugëve fushore në Jasiq dhe lagjen Bajraktar.
“Sot filluam punimet për hapjen e rrugës fushore në fshatin Jasiq, projekt ky që do të përfundojë shumë shpejt. Paralelisht, në ditët në vijim do të nisim punimet edhe për hapjen e rrugës fushore në lagjen Bajraktar. Këto rrugë do të lehtësojnë qasjen e banorëve, do të krijojnë mundësi të reja për zhvillimin e turizmit malor dhe do të mbështesin bujqësinë vendore, duke dhënë frymë të re jetës ekonomike në këto zona”, ka shkruar Shehu.
Sipas tij, në çdo projekt, po përpiqemi të sjellim ndryshim të qëndrueshëm dhe të barabartë për të gjithë qytetarët tanë sepse çdo rrugë e hapur është një hap më afër zhvillimit që meritojmë.
Shehu kandidon edhe për një mandat në krye të Junikut. /Ballkani.info/







