Pas fitores në zgjedhjet lokale në Komunën e Junikut, kryetari Ruzhdi Shehu ka reaguar me një mesazh falënderimi drejtuar qytetarëve dhe mërgatës junikase.
Në një postim publik, Shehu ka shprehur mirënjohje të thellë për besimin dhe përkrahjen e treguar nga qytetarët, duke e cilësuar këtë fitore si historike dhe madhështore.
“Ju faleminderit nga zemra për besimin dhe përkrahjen tuaj. Junikasit sot me vendosmëri e konfirmuan fisnikërinë dhe vlerat e larta njerëzore. Shpifjet, ofendimet dhe kërcënimet, Juniku sot i ka ndëshkuar me votë. Prandaj kjo fitore sot është kaq madhështore dhe historike, si asnjëherë më parë,” – ka shkruar Shehu.
Ai ka falënderuar gjithashtu mërgatën junikase për kontributin dhe përkrahjen e vazhdueshme, duke shtuar se fitorja e Lidhjes Demokratike të Kosovës në këtë komunë është një dëshmi e besimit të qytetarëve në vlerat e saj.
“Faleminderit Junikas, faleminderit Mërgatë.
URIME JUNIKU IM.
Zoti e bekoftë Junikun dhe junikasit.
Rroftë Lidhja Demokratike e Kosovës,” – ka përfunduar ai postimin, duke theksuar me krenari se “Në Junik komandanta janë vet junikasit💪.”







