Jens Stoltenberg

“Rusia ka avancuar në Lindje”, Stoltenberg kritikon vendet e NATO-s: Nuk po bëni sa duhet

NATO nuk i ka mbajtur premtimet e saja në lidhje me Ukrainën. Kështu u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veri-Atlantike, Jens Stoltenberg.

Gjatë një vizite të paparalajmëruar në Kiev, shefi i NATO-s kritikoi vendet perëndimore për vonesat në armatime dhe pamundësi të ushtrisë ukrainase për të rrëzuar dronët rus.

“Do të jem shumë i sinqertë me Presidentin Zelenskyy. Aleatët e NATO-s nuk e kanë përmbushur atë që kemi premtuar gjatë muajve të fundit. Ukraina është pushtuar prej muajsh, e detyruar të racionojë municionin e saj. Kjo do të thotë se më pak raketa dhe dronë rusë janë rrëzuar dhe Rusia ka qenë në gjendje të ecë përpara përgjatë vijës së frontit. Por nuk është tepër vonë që Ukraina të mbizotërojë”.

Sakaq, Volodymy Zelenskyy në konferencën me Stoltenberg pranoi avancimin rus në lindje të Ukrainës por theksoi se situata në fushën e betejës varej drejtpërdrejt nga shpejtësia e furnizimit me municione në Ukrainë.

“Mbështetje në kohë për ushtrinë tonë. Sot nuk shoh asgjë pozitive në këtë pikë. Pika e tretë dhe më e rëndësishme është se është një pyetje nëse ka para, kjo është shumë e rëndësishme dhe ne jemi mirënjohës ndaj partnerëve tanë. Ushtria ruse po përpiqet të përfitojë nga një situatë kur ne presim furnizime nga partnerët tanë. Dhe pikërisht kjo është arsyeja pse shpejtësia e dërgesave nënkupton stabilizimin e frontit”.

Forcat ruse kanë avancuar më tej përgjatë vijës së frontit në Ukrainë, duke marrë një fshat në rajonin e Donetsk, duke fituar pozicione më të mira në rajonin e Kharkiv dhe duke zmbrapsur një numër sulmesh ukrainase.

Rusia kontrollon rreth 18% të Ukrainës dhe ka fituar terren që nga dështimi i kundërofensivës së Kievit të vitit 2023 për të bërë ndonjë sulm serioz kundër trupave ruse. Por të dhënat e paraqitura nga të dyja vendet për sulmet dhe avancimet duhen marrë me rezerva pasi nuk ka të dhëna zyrtare për mediat.