Kompania ruse TopCar, e cila merret me modifikimin e veturave, është duke përgatitur paketën për modifikimin e versionit më të ri Coupe të SUV-it të Porsches, Cayenne.
Paketa e ra, ndër të tjera, pritet të përfshijë mbrojtësit e rinj, mbrojtësit anësor të zgjeruar, set të ri të pragjeve, kofanon me vrima për ajër, mbrojtësin e pasmë shtesë (difuzer), mbrojtësin e pasmë shtesë (spoiler) mbi çati dhe mbrojtësin e pasmë shtesë (spoiler) në bagazh, transmeton Koha.net. Po ashtu, paketa e re thuhet se do të përbëhet nga fibra të karbonit.












