Një tjetër yll shqiptar që po pushton top listat muzikore në Amerikë është edhe Ava Max.

24 vjeçarja që po krahasohet me Lady Gaga-n, tashmë po radhitet në mesin e këngëtareve që po premton shumë në botën e muzikës.

Madje me këngën e saj të re “Sweet but Psycho” ajo është radhitur në vendin e dytë në Billboard Dance Club, ku të njëjtit kanë bërë edhe një shkrim për Ava-n, duke treguar edhe prejardhjen e saj shqiptare dhe fillimin e karrierës së saj muzikore.

“Vajza e dy emigrantëve shqiptar Ava Max e lindur si (Amanda Ava Koci), ka praktikuar gjuhën angleze duke kënduar këngën “Vision of Love” të Mariah Carey-t, si pesë vjeçare duke shkuar në shkollë. Në moshën 14 vjeçare, ajo nisi të fitonte kompeticione duke impresionuar të gjithë përfshirë edhe nënën e saj, një këngëtare e trajnuar për opera, e cila besonte në talentin e saj dhe që një ditë do të ndodhë diçka e madhe.

“Nëna ime më ka thënë: ‘Nuk ka asgjë për ty këtu’, dhe kështu familja e saj u shpërngulën në Los Angeles”, nis shkrimi i Billboard për yllin e ri shqiptar.