Rrugët e Skënderajt komplet të bllokuara

Qytetarët e Skenderajt, kanë filluar tashmë të votojnë.

T7 raporton nga komuna e Skenderajt se qytetarët janë duke hasur në vështirësi për shkak se ende nuk janë pastruar rrugët.

Gazetari Unitet Berisha thotë se në komunën e Skenderajt ende nuk kanë parë ndonjë ekip duke pastruar rrugët, dhe qytetarët janë duke hasur në vështirësi në qarkullim.

“Gjendja e rrugëve nuk është aq e mire, kemi dy orë qe kemi ardhur dhe gjendja e rrugëve nuk është edhe aq e mire, nuk kemi pare ndonjë ekip duke pastruar rrugët, veturat kanë pak vështirësi qarkullimi, me anë të pajisjeve të dimrit kanë dal të qarkullojnë në qytetin e Skenderajt”.