Rrokulliset makina, vdes 18 vjeçari (VIDEO)

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e së dielës në magjistralen Ferizaj-Gjilan.

Si pasojë e shpejtësisë së madhe dhe kthesës së ashpër një veturë me tre pasagjerë doli nga rruga, u rrokullis disa herë e më pas u përplas për një kamionët që ishte e parkuar në oborrin e një shtëpie skaj rrugës.

Këtij aksidenti nuk mundi t’i shpëtojë një 18 vjeçar i cili vdiq si pasojë e plagëve të marra, derisa dy të tjerë u lënduan.

Sipas policisë, aksidenti u shkaktua nga mos-përshtatja e shpejtësisë, derisa kthesa ia humbi kontrollin mbi automjetin që doli jashtë rrugës për 68 metra.

https://www.youtube.com/watch?v=25o0Th5KwDU