Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Dollc të Klinës.
Në fotot e dërguara në redaksinë e Gazetës Express shihet se një kamionetë është rrokullisur dhe ka dalur nga rruga.
Nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërsa Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë detaje rreth këtij aksidenti.








