Google Pixel 8

Rrjedhja e fundit e Google Pixel 8 shfaq përditësime të mëdha të inteligjencës artificiale

Specifikat e kamerës dhe një video promovuese e inteligjences artificiale të telefonin u postuan nga 91Mobiles, duke na dhënë pamjen e parë reale se si Google do të integrojë më tepër inteligjencë artificiale në telefonat e saj kryesorë.

Magic Editor, për të cilën kompania më parë kishte thënë se do të arrij tek disa telefona “të zgjedhur” Pixel, është si një version “supercharged” i Magic Eraser. Kjo ju mundëson që të rregulloni çdo fotografi në mënyrën që ju pëlqeni.

Kjo shfaqet në një demonstrim ku një person bënë 3 fotografi të një familje në një “karusel” dhe i kombinon të gjitha ato brenda një fotografie në mënyrë që të gjithë të duken se janë duke qeshur dhe shikuar drejt kamerës në të njëjtën kohë, raporton The Verge.

A picture of a person’s hands editing a picture on the Pixel 8. Below the picture, several circles show optional faces to swap into the image.

Kompania gjithashtu e demonstron Magic Editor-in duke lëvizur subjektet në një imazh, heqja e objekteve në sfond dhe zëvendësimi i qiellit të mesditës me një perëndim dielli, e cila gjithashtu ndryshon edhe ndriçimin e fotografisë.

Është shumë e ngjashme me atë që Google kishte shfaqur fillimisht në eventin I/O në muajin maj.

Është gjithashtu edhe një temë e mirë për debatin në lidhje me vijën e mjegullt mes asaj që është e vërtetë dhe asaj që nuk është e vërtetë në një fotografi.