Numri i rasteve me koronavirus në Rusi e ka kaluar gjysmë milionin. Të enjten në Rusi janë raportuar 8779 raste me COVID-19, duke arritur shifrën e 502.436, kanë bërë të ditur autoritetet ruse, raporton agjencia Reuters transmeton ballkani.info
Po ashtu, është njoftuar se 174 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit, duke arritur shifrën totale të vdekurve nga COVID-19 në Rusi në 6532. Rusia është një prej vendeve më të prekura nga koronavirusi. /Ballkani.info/







