Rritet çmimi i bukës edhe në Kaçanik

Pas rritjes së çmimit të bukës në Komunën e Prizrenit, komuna e dytë që bën këtë rritje të çmimit të bukës është Kaçaniku.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com furra dhe Pizzeria “Era”, një punëtore në kushte anonimiteti.

“Po është rrit çmimi i bukës, u kan 25 cent e tash është bo 35 cent”, tha shkurt.

KALLXO.com kishte raportuar dje për rritjen e çmimit të bukës në Prizren, ku çmimi i bukës në këtë qytet ka qenë 30 centë dhe është bërë 40 centë.

Gjithashtu për rritjen e çmimit të bukës kishte reaguar edhe kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, (AKK), Valon Prestreshi.

Prestreshi kishte thënë se që nga sot grupi punues i hetueseve për monitorimin e çmimeve te produkteve te cilat importohen nga Serbia dhe Bosnja.