Rrezikoi të dënohej me burg, për shkak se përpiu një peshk të gjallë (Video)

Josh Coles nga Devon i Anglisë, ka rrezikuar të dënohej me burg, për shkak se përpiu një peshk të gjallë para shokëve, vetëm për të qeshur.

Me këtë veprim, 27-vjeçari u shpall fajtor nga gjykata, se i shkaktoi vuajtje të panevojshme një gjallese që është nën mbrojtje apo përkujdesjen e njeriut.

“Peshku i artë që mbahet në akuarium, është nën mbrojtje ligjore dhe ndalohet çdo shkaktim i vuajtjeve” thuhet në gjykatë.

Megjithëse atë nuk e dënuan me burg, do të shërbejë për një vit ndaj komunitetit, me 200 orë pune të papaguara dhe pesë ditë rehabilitim. Detyrohet të paguajë 300 funte gjobë, ndërsa për pesë vite i ndalohet të mbajë peshq.

Sipas një veterineri, peshku është ngufatur në trupin e Coles dhe ka pësuar dhimbje kur ka rënë në kontakt me acidin që ai e ka në lukth, gjë që është e pa tolerueshme.