Rreth 9 mijë raste aktive me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në vendin tonë aktualisht janë 8 mijë e 702 raste aktive.

Sipas MSH-së, në 24 orët e fundit nga 2 mijë e 779 testime të bëra, 930 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, përderisa një person ka vdekur si pasojë e COVID-19.

Po ashtu MSH-ja ka njoftuar se që nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri të shtunën janë vaksinuar gjithsej 1 milion e 834 mijë e 652 persona me vaksinën kundër koronavirusit.