Një burrë ka njoftuar policinë se derisa ka qenë në rrugë me automjet, një person nën kërcënimin e armës e ka detyruar të hyjë në automjet dhe kanë vazhduar në drejtim të Prishtinës.
Siç thotë policia në raport, viktima ka arritur të largohet, ndërsa i dyshuari ia ka marrë automjetin viktimës dhe është larguar në drejtim të panjohur dhe gjendet në arrati.
“RRËMBIM/ Vushtrri /07.04.2024 – 21:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në rrugë me automjet, i dyshuari mashkull kosovar nën kërcënimin e armës e ka detyruar të hyj në automjet dhe kanë vazhduar në drejtim të Prishtinës, ku viktima ka arritur të largohet, ndërsa i dyshuari i ka marr automjetin viktimës dhe është larguar në drejtim të panjohur dhe gjendet në arrati”, thuhet në njoftim.
Rasti është në procedurë hetimore.
VIDEO BONUS:







