Rrëfimi dramatik i gazetares: Situata jashtë kontrollit, në Infektivë nuk ka më shtretër

Gazetarja Jehona Zhitia, ka zbardhur prapaskena të cilat po i preukuptojnë shumë qytetarë që po preken me virusin korona e të cilët janë të detyruar të kërkojnë shërim në Klinikën Infektive.

Zhitia përmes një shkrimi në Facebook, thotë se pasi bashkëshorti i saj u detyrua të drejtohet për trajtim në Infektivë, ai u detyrua të pres disa orë për të siguruar një shtrat në Klinikë.

Ajo thotë se kjo ndodhi si pasojë e mungesës së vendeve të lira, duke shtuar se deklarimet publike se situata është nën kontrollë nuk qëndrojnë.

Shkrimi i plotë i gazetares:

Serish virusi tinazar hyri ne familjen time, kete here ai po e sulmon organizmim e bashkeshortit tim dhe djalit. Sikur po kaloj neper te njejtin rrugetim tash e sa dite ne Kliniken Infektive, vetem reparti eshte tjeter.
Perjetimeve te mia kete here si familjare po i shtohet edhe pesha e pergjegjesise ne sigurimin e ushqimit e ilaçeve te shtrenjta per burrin dhe djalin tim. Fjala #Remdesivir tash eshte me e permendura nga pacientet, familjaret e tyre ne Infektive, ne barnatore dhe shtepite e tyre.
Çmime te ndryshme te ketij ilaçi po sillen ne tregun farmaceutik. Nga 200, 180, 140, 100, e prej dje po thuhet se po gjinden edhe me 50 euro per cope. Dikush po perfiton materialisht, goxha shume madje, ne kurriz te pacientve te gjore, duke bere biznes me kete bare te shtrenjte i cili nga OBSH here rekomandohet te perdoret tek te semuret me COVID e here thuhet se nuk eshte efektiv.
Si njera nder hallexhinjt e shumte qe keto dite po merrem me sigurimin e ketij ilaçi, te cilin shteti deshtoj ta sjell per te infektuarit, shtohet edhe dilema e perdorimit apo jo te tij.
Edhe pas nente muajsh personeli shendetesor eshte ne nivelin me te larte te detyres, duke luftuar me virusin i cili po e rrite numrin e vdekjeve cdo dite por edhe te infektimeve te reja. Ata nuk po dorezohen, e bashke me ta edhe pacientet.
Ne diten e hospitalizimit te bashkeshortit u perballa me pritje disa oreshe per te siguruar nje shtrat ne Kliniken Infektive. Kjo ndodhi jo nga mos deshira e stafit per te pranuar pacientin por nuk kishin se ku ta vendosnin.
Te gjitha repartet jane plot me te semure, te moshave te ndryshme.
Shendetesia eshte duke shkuar drejte perkeqesimit, gjendja eshte alarmante. Deklarimet pubike se situata eshte nen kontrolle nuk qendrojne.
Faj kemi edhe ne si qytetar qe ende nuk po bindemi se virui eshte mes neshe dhe po e rrezikon secilin.
Ne rritjen e lakores po ndikojne shume faktor te cilat shteti duhet ti hulumtoj.
Kujdesuni per veten dhe te tjeret!