Rrëfehet Naomi Campbell: Kam qenë viktimë e racizmit

Naomi Campbell, ndonëse është një prej modeleve më të famshme në botë, e cilëson veten ende një viktimë të diskriminimit racor.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Vogue UK”, 48-vjeçarja tregoi se një reklamë e saj nuk u publikua në një vend pikërisht për shkak të ngjyrës së lëkurës.

“Fytyra ime u përdor për një fushatë të re publicitare dhe më thanë që për shkak të lëkurës sime një shtet nuk do të përdorte foton time”– u shpreh ajo. “Unë nuk u mërzita, ishte një sprovë e radhës”-shtoi Campbell, e cila u rikthye edhe në të kaluarën, duke treguar pengesat e hasura.

“Në vitet ’80 disa stilistëve as që i shkonte në mendje të punësonin modele me ngjyrë. Kam luftuar për t’i bindur që të më punësonin dhe të jepnin të njëjtin shpërblim si të kolegeve të mia të bardha”-përfundoi Naomi.