Këtë të premte i ftuar në emisionin “Dhoma e Rrëfimit” ishte Lirim Bajrami i njohur si Diva nga komuniteti LGBT.

Diva ka treguar për sfidat dhe problemet me të cilat përballet komuniteti LGBT në Kosovë.

Ai ka folur edhe mënyrën se si është rritur dhe se e ka pasur përkrahjen e familjes përgjatë këtyre viteve.

Diva ka thënë se shpeshherë ka pasur edhe kërcënime mirëpo për fat të mirë nuk është sulmuar nga askush.

Po ashtu ai ka treguar edhe për performancat ‘drag queen’, kulturë e cila ka nisur të zhvillohet edhe në Kosovë.