Rrahen për trafik në Dobërqan të Gjilanit

Dje në fshatin Dobërqan të Gjilanit janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj sepse pas një mosmarrëveshjeje në trafik, kanë tentuar ta sulmojnë fizikisht njëri-tjetrin me mjete të forta.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.