Policia ka arrestuar një mashkull në Prizren, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale e kishe sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Viktima pas lëndimeve të marra ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.