Ronela Hajati ndryshon krejtësisht pamjen, nuk do ta njihni

Ronela Hajati gjithmonë energjike. Hitet e saj janë gjithmonë të suksesshme, por këtë herë ka marrë vëmendje ndryshimi i look-ut të saj.

Ronela Hajati është një nga këngëtaret që eksperimenton me look-un . Ka qenë vetë këngëtarja që e ka treguar ndryshimin e saj me një postim në rrjetin social Instagram

Ronela ka pozuar me një body ngjyrë blu që i rrinte ngjitur pas trupit, si dhe me flokët bjonde platin të prera shkurt.

Fillimisht nuk e njohëm me këtë look bombastik, mirëpo komplimentat në këtë foto s’numëroheshin.

Nuk e dimë nëse kjo pamje do të jetë pjesë e ndonjë videoklipi të ri të këngëtares, apo ajo e ka provuar thjesht për dëshirën e saj personale.