Ylli i Juventusit

Ronaldo: Të gjithë duhet ta përkrahim VAR-in

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, ka përkrahur VAR-in, dhe ka thënë se kjo e bën punën e gjyqtarit më të lehtë.

Ronaldo shënoi sot dy gola në fitoren 2-1 ndaj Sampdorias, dhe është bërë lojtari me më së shumti gola në këtë stinor të Serie A-së, gjithsej 14.

“Skuadra është duke punuar shumë mirë, ne bëmë një pjesë të parë të stinorit të shkëlqyer, por duhet të vazhdojmë të punojmë që ta ruajmë këtë formë edhe për pjesën tjetër të stinorit”, ka thënë Ronaldo pas ndeshjes.

VAR-i është përdoru sot disa herë në ndeshjen mes Juves dhe Sampdorias, duke përfshirë edhe golin e Riccardo Saponaras që u anulua në fund të takimit.

“Më pëlqen VAR, sepse ka vendime të vështira për gjyqtarët dhe ne duhet të respektojmë gjithçka që e bën punën e tyre më të lehtë”.