Roma transferon mbrojtësin e Juventusit
Spinazzola është duke i kryer testet mjekësore te Roma, para se ta kompletojë transferimin nga Juventusi.
Tashmë është pothuajse çdo gjë e kryer. Leonardo Spinazzola do ta veshë fanellën e Romës për sezonin 2019/20.
Mbrojtësi i majtë 26-vjeçar është duke i kryer testet mjekësore para se të kompletojë transferimin nga Juventusi te Roma.
Visite mediche per Leonardo Spinazzola 👨⚕️ pic.twitter.com/rYImtrP6Km
— AS Roma (@OfficialASRoma) June 29, 2019
Raportohet se në marrëveshje për Spinazzolan është futur talenti 20-vjeçar, Luca Pellegrini, vëllai i Lorenzo Pellegrini që së shpejti pritet të zyrtarizohet te Juventusi.
Spinazzola bëri vetëm 12 paraqitje për “Zonjën e Vjetër” sezonin e kaluar, diçka që nuk i pëlqeu lojtarit dhe kërkonte me çdo kusht aventurë të re.