Talentin turk

Roma pritet ta shes Underin

Roma pritet që ta shet në janar Cengiz Under por janë duke kërkuar së paku 50 milionë euro për yllin turk.

Sipas Corriere dello Sport, Arsenali, Manchester United, Manchester City dhe Barcelona janë disa nga skuadrat që janë gati t’i investojnë kaq para në janar. Gazeta shpjegon që Arsenali e kërkoi atë në verë, United është duke kërkuar një zëvendësim për Alexis Sanchez dhe Barca janë të palumtur me Malcom.

Krejt në fund, trajneri i Cityt, Pep Guardiola gjithmonë e ka përcjell me sy të mirë anësorin dhe është adhurues i kualitetit dhe hapit të tij.

Corriere shton së shtija e tij do të “shëronte” buxhetin e giallorosove dhe do t’i jepte fonde të mira drejtorit sportiv Monchi për të nënshkruar me zëvendësuesin e tij.

Një opsion, sipas Gol Digital në Spanjë, është sulmuesi i Athletic Bilbao Iker Muniain, i cili ka shënuar katër gola në vetëm tetë paraqitje këtë sezon.