Roma interesohet për Mustafin

Shkodran Mustafi mund të largohet nga Arsenali në fund të afatit kalimtar veror

Roma është në kërkim të një qendërmbrojtësi për sezonin e ardhshëm.

Klubi italian nuk arriti t’i transferonte objektivat që kishte si Lovren, Alderweireld e Rugani, ndërsa tash ia ka vënë syrin qendërmbrojtësit shqiptar, Shkodran Mustafi.

Përfaqësuesi gjerman nuk ka bindur sa duhet në Londër, ku ishte transferuar në vitin 2016 nga Valencia, prandaj mund të largohet këtë verë.

Sipas Tuttomercatoweb, futbollisti shqiptar nga Maqedonia Veriore nuk ka më vend në ekipin e Unai Emery pas arritjes së David Luiz, prandaj mund të largohet nga “Gunners”.

Mustafi ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2021, por ai mund të huazohet tek Roma për një sezon, ndërsa pas një viti klubi italian do ta ketë mundësinë e blerjes përfundimtare për 20 deri në 25 milionë euro.

Mediat e huaja shkruajnë se Roma dhe Arsenali i kanë nisur bisedimet për Mustafin, të cilin e pëlqen edhe Milani.