Serie A

Roma i rikthehet fitoreve

Roma ka shënuar fitore 3-2 ndaj Genoas në kuadër të xhiros së 16-të në Serie A të dielën në “Olimpico”.
Fillimisht Genoa kaloi në epërsi me anë të sulmuesit polak Krzysztof Piatek në minutën e 17’ të ndeshjes, kurse në minutën e 31’ qendërmbrojtësi argjentinas Federico Fazio barazoi rezultatin për 1-1.

Dy minuta më vonë Oscar Hiljemark shënon për 2-1 në favor të Genoas, kurse Justin Kluivert barazon rezultatin në 2-2 pak çaste para përfundimit të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë u shënua vetëm një gol, ai i Bryan Cristantes në minutën e 59’ për 3-2 që vulosi fitoren e Romës .

Me këtë fitore Roma pozicionohet në vendin e gjashtë me 24 pikë, kurse Genoa mbetet në vendin e 14-të me 16 pikë. /