Roma e fortë për Milanin

Tjetër dështim për Piolin.

Pas barazimit 2-2 me Leccen, Milani i Stefano Pioli ka pësuar humbje 2-1 në ‘Olimpico’.

Roma u tregua e fortë për mysafirët, duke rrëmbyer pikët e plota në sfidën e vlefshme për xhiron e nëntë në Serie A.

Të parët në epërsi kaluan vendasit, Edin Dzeko realizoi në Olimpico, për të zhbllokuar rezultatin në minutën e 38-të.

Barazoi gjithçka Theo Hernandez në minutën e 55-të.

Por, Nicolo Zanioli, i cili pati një natë magjike, riktheu epërsinë e vendasve dhe shënoi golin e fitores në minutën e 58-të, për rezultatin në 2-1.

Pas kësaj fitore, Roma ka shkuar në kuotën e 16 pikëve dhe gjendet në pozitën e pestë, kurse Milani zbret në pozitën e 12-të me vetëm 10 pikë të grumbulluara.